Gjashtë raste të dhunës në familje janë regjistruar në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.
Policia ka bërë të ditur se në Prishtinë janë regjistruar tri raste. Në rastin e parë është arrestuar një burrë pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj bashkëshortes së tij.
Në rastin e dytë është shoqëruar në polici një burrë pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij. Pas intervistimit janë liruar palët dhe rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.
Ndërkaq në rastin e tretë, një burrë, dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj të fejuarës së tij gjatë kohës sa ajo ishte në një vizitë në shtetin ku jeton ai. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor. Rasti është duke u hetuar.
Në Viti është arrestuar një i dyshuar, shtetas i huaj, pasi që kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj bashkëshortes së tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Në Prizren, është arrestuar i dyshuari pasi që kishte shkaktuar dhunë në familje duke e kanosur vëllain e tij. Gjatë kontroll në banesën e tij, i është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me gaz, një karikator dhe 28 fishekë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Në Gjakovë është arrestuar i dyshuari pasi që kishte ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes së tij. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.