Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Dhjetë raste të dhunës në familje, tetë të arrestuar

Policia e Kosovës

Foto: Ilustrim

Dhjetë raste të dhunës në familje janë raportuar në 24 orët e fundit në Kosovë.

Siç bëhet e ditur nga Policia, një burrë në Gllogoc ka njoftuar se është kanosur nga bashkëshortja e tij me largim nga shtëpia. Pas intervistimit, palët janë liruar në procedurë të rregullt.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në Prishtinë dy burra në raste të ndara janë arrestuar, e njëri prej tyre më pas është liruar në procedurë të rregullt. Në njërin rast i dyshuari ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes e në tjetrin viktima ka njoftuar se është fyer e kanosur nga vëllai i tij.

Në Gjilan babai ka rrahur vajzën e tij e cila më pas ka marrë trajtim mjekësor. I dyshuari është dërguar në mbajtje.

Në Shtime kanë ndodhur dy raste të dhunës në familje. Në njërin rast, i dyshuari është dërguar në mbajtje pasi ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, e cila më pas është trajtuar në spital për lëndime. E në rastin tjetër një 69-vjeçar ka rrahur gruan dhe vajzën e tij të cilat më pas kanë marrë trajtim mjekësor. Të njëjtit gjatë kontrollit i janë gjetur edhe një pushkë gjahu me 12 fishekë. Ai po hetohet për dhunë në familje, lëndim i lehtë trupor de mbajtje të paautorizuar të armëve.

Në Klinë është arrestuar një burrë për dhunë psikike ndaj dy vajzave të tij, njëra e mitur. I dyshuari është dërguar në mbajtje.

Në mbajtje janë dërguar edhe dy burra në Pejë pasi kanë sulmuar një person i cili  më pas ka marrë trajtim mjekësor. Po ashtu në të njëjtin qytet një grua ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga ish-bashkëshorti i cili më pas është liruar në procedurë  të rregullt.

Në Rahovec një grua është sulmuar fizikisht  nga i dyshuari me të cilin ka bashkëjetuar. I njëjti më pas është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.