Kronikë

Katër raste të dhunës në familje, të dyshuarit lirohen me procedurë të rregullt

Policia /ilustrim

Katër raste të dhunës në familje janë regjistruar në 24 orët e fundit në raportin Policor.

Sipas njoftimit, në Prishtinë të shtunën është ndaluar një i dyshuar pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, derisa i dyshuari pas arrestimit, me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Në Istog një grua dyshohet se është kanosur nga një grua tjetër.  E dyshuara është shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Ndërkaq në Klinë, një grua dyshohet se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga vëllai i saj dhe bashkëshortja e tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësorë. Të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

E në Gjakovë është arrestuar e dyshuara pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar një grua tjetër. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa e dyshuara pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.