Policia e Kosovës njoftoi se janë arrestuar gjashtë persona të enjten, të dyshuar për veprat penale “kontrabanda me mallra”, “prodhim dhe vënie në qarkullim të artikujve të dëmshëm ushqimorë”, “mashtrim i blerësve” dhe “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”.
Policia njoftoi se dy janë arrestuar në Graçanicë, një në Ferizaj, një në Prishtinë dhe një në Prevallë dhe të dyshuarit janë K.GJ, i lindur në 1964-n, E.GJ,., 1992, M.SH., 1968, H.SH., 1994 dhe E.I., 2001.
Ata janë dërguar në mbajtje për 48 orë.
“Gjatë kontrollit në lokacionet e lart-shënuara, janë gjetur sasi e konsideruar e artikujve ushqimorë me përmbajtje të dyshimtë, të cilat janë sekuestruara si prova materiale. Po ashtu në njërin nga lokacionet është gjetur e konfiskuar edhe një armë”, thuhet në njoftimin e Policisë.
-
Tri raste të shitblerjes së narkotikëve në 24 orët e fundit, një person në kërkim nga policia
-
Arrestohen 6 persona për kontrabandim mallrash, u zunë në një rrugë malore në veri
-
Në dy raste të ndara arrestohen 6 të dyshuar për trafikim me substanca narkotike
-
Një polic serb në mesin e 16 të arrestuarve për kontrabandë me armë
-
Arrestohen katër të dyshuar që po përgatisnin një vrasje