Dy persona, babë e bir, janë arrestuar të mërkurën në Gjilan për dhunë në familje dhe mospërfillje të urdhrit të Gjykatës.
Sipas njoftimit, një grua ka njoftuar policinë se derisa ishte në qendrën për punë sociale aty kanë shkuar bashkëshorti dhe djali i saj dhe kanë tentuar me forcë ta nxjerrin prej aty duke e kërcënuar.
Po ashtu viktima kishte edhe urdhër mbrojtës nga gjykata për një rast të mëhershëm për dhunë në familje.
Të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.