Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person në Gjilan, i dyshuar për dhunë në familje.
Policia ka thënë se derisa zyrtarët policorë po e trajtonin rastin, i dyshuari ka tentuar t’i sulmojë me një mjet të mprehtë. Ndaj tij është përdorur sprej. I dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.
“DHUNË NË FAMILJE /SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR/ Gjilan / 21.12.2025 – 15:54. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Derisa zyrtarët policorë ishin duke e trajtuar rastin i dyshuari ka tentuar ti sulmojë me një mjet te mprehte-thikë. Gjatë intervenimit zyrtarët policorë për ta vënë situatën në kontroll kanë përdorur sprej. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit pas inicimit të rastit është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar Policia e Kosovës.