Policia e Kosovës e ka arrestuar një person të hënën në Gjilan pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht zyrtarë policorë dhe ka dëmtuar veturën policore.
Sipas njoftimit, policët e lënduar kanë pranuar trajtim mjekësor, e i dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.
Gjilan 13.01.2025, 03:30. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se është kanosur dhe sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari kishte dëmtuar veturën zyrtare policore si dhe kishte sulmuar edhe zyrtarët policor ku të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor. I njëjti është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Rasti është iniciuar si “kanosje” “sulm ndaj personit zyrtar” dhe “asgjësim apo dëmtim i pasurisë”.
-
I dehur sulmon policin brenda stacionit policor, dërgohet në mbajtje i dyshuari
-
Arrestohen dy persona në Klinë, sulmuan dy zyrtarë policorë
-
Arrestohet një i dyshuar për sulm seksual në Gjilan
-
I dyshuari për dhunë në familje në Gjilan tenton t’i sulmojë policët me mjet të mprehtë, arrestohet
-
Dy policë sulmohen në Prishtinë, i dyshuar lirohet në procedurë të rregullt