Policia e Kosovës ka njoftuar të mërkurën për dy raste të ndara të dhunimit të raportuara në Gjilan dhe Vushtrri, për të cilat janë arrestuar tre persona të dyshuar.
Sipas policisë, në Gjilan rasti ka ndodhur gjatë periudhës 28-31 janar 2026, rreth orës 00:30, ndërsa i dyshuari është arrestuar këtë të martë.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Ndërkaq, në Vushtrri, rasti ka ndodhur në natën mes 24 dhe 25 shkurtit, në intervalin kohor 21:00-01:00. Policia ka bërë të ditur se janë arrestuar dy të dyshuar, të cilët dyshohet se kanë dhunuar viktimën grua. Ajo është dërguar për trajtim mjekësor.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, të dyshuarit në këtë rast janë dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet lidhur me të dyja rastet janë duke vazhduar.
-
Arrestohet një i dyshuar në Prishtinë për dhunim
-
Arrestohet një i dyshuar në Vushtrri për dhunimin e një të miture
-
Arrestohet një i dyshuar për dhunimin e një gruaje në Drenas
-
Arrestohet i dyshuari për dhunim në Lipjan
-
Dy raste të dhunës në familje, një i dyshuar në kërkim, dy lirohen në procedurë të rregullt