Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Dyshohet për dhunimin e dy grave në Kaçanik, arrestohen dy burra

arrestim - pranga

Foto: Ilustrim

Foto: Driton Paçarada

Dy gra në Kaçanik dyshohet të jenë dhunuar nga dy të dyshuar meshkuj.

Rasti raportohet të ketë ndodhur më  21 shtator.

Sipas njoftimit nga Policia, lidhur me rastin janë intervistuar viktimat dhe rasti po hetohet si dhunim.

Bëhet e ditur se të dyshuarit janë identifikuar dhe arrestuar e më pas janë dërguar në mbajtje.

“Dhunim-Është raportuar se dy femra kosovare dyshohet se janë keqpërdorur nga dy persona të panjohur. Lidhur me rastin, viktimat janë intervistuar nga prokurori dhe pas intervistimit i njëjti ka autorizuar të hapet rasti i lartcekur. Të dyshuarit janë identifikuar  dhe arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.