Një person në Vushtrri është arrestuar për dhunë në familje.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, i dyshuari e ka sulmuar fizikisht një grua, raporti me të cilin nuk është bërë i ditur.
Ndaj viktimës, pas intervistimit është lëshuar urdhri mbrojtës dhe së bashku me fëmijët është dërguar në strehimore.
“Është arrestuar i dyshuari nën dyshimin se i njëjti pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht viktimën. Ndaj viktimës pas intervistimit është lëshuar urdhri mbrojtës dhe së bashku me fëmijët është dërguar në strehimore. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.
-
Arrestohet një i dyshuar në Vushtrri për dhunimin e një të miture
-
Arrestohet një burrë në Prishtinë për dhunë në familje
-
Arrestohet një i dyshuar për sulm seksual
-
Dy raste të dhunës në familje, një i dyshuar në kërkim, dy lirohen në procedurë të rregullt
-
Dy raste të dhunimit në Gjilan dhe Vushtrri, tre persona në mbajtje