Një operacion i trafikut ndërkombëtar të drogës, korrupsionit, abuzimit me detyrën dhe pastrimit të parave po zhvillohet ndërmjet autoriteteve në Shqipëri dhe antimafias italiane, ku janë lëshuar 38 urdhër-arreste. Ndërsa për 10 persona është ekzekutuar masa më parë.
Sipas njoftimit, arrestimet po kryhen në Shqipëri, Itali, Spanjë e Mal të Zi, raporton TCH. Gjithashtu është urdhëruar konfiskimi i disa pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme, që kapin vlerën e disa miliona euro.
Operacioni antidrogë po zhvillohet nga Anti-Mafia italiane, SPAK dhe Policia e Shtetit të Shqipërisë. Ky operacion është vijimi i operacioneve “SHEFI” dhe “KULMI”, të kryera në vitin 2018 e në vitin 2020, ku përmes deklaratave të katër bashkëpunëtorëve të drejtësisë, përveç fenomeneve të korrupsionit, shpërdorimit të detyrës dhe të pastrimit të parave, edhe i gjithë “zinxhiri i prodhimit” të lëndës narkotike që nga kultivimi, prodhimi, mbledhja, magazinimi dhe më pas trafikimi në drejtim të brigjeve të Puglis në bordin e gomonëve oqeanike.
Gjatë dy operacioneve të mësipërme u arrestuan 37 persona, u sekuestruan 40 milionë euro drogë, 4 milion euro prona, automjete e para cash.
-
Operacion i madh antidrogë, 52 të arrestuar në Itali dhe Shqipëri
-
Shkatërrohet grupi kriminal në Itali, ndihmohej nga disa shqiptarë për të trafikuar drogë
-
Operacion antidrogë në Shqipëri, arrestohen mbi 200 persona
-
Shkatërrohet grupi i trafikut të drogës në Itali, arrestohen tre shqiptarë
-
Operacion i madh antidrogë në Shqipëri, arrestohen dhjetëra persona