Policia e Shqipërisë ka nisur një operacion të madh antidrogë në vend, ndërsa janë arrestuar dhjetëra persona, raporton “Euronews Albania” të enjten.
Arrestimet janë bërë në Tiranë, Durrës, Fier, Elbasan e Korçë.
Siç ka bërë të ditur “Top Channel” është shkatërruar një rrjet shpërndarësish droge me mbi 100 persona. Trafikantët shpërndanin kanabis, kokainë dhe heroinë.
Po ashtu është thënë se janë sekuestruar në Tiranë afro 3 kilogramë kokainë e 15 kilogramë kanabis aktualisht.
Ndërkohë në Korçë është raportuar për 18 të arrestuar.
Artikuj të ngjashëm
-
Operacion i madh antidrogë, 52 të arrestuar në Itali dhe Shqipëri
-
Operacion antidrogë në Shqipëri, arrestohen mbi 200 persona
-
Megaoperacioni në Shqipëri, droga erdhi nga Kanadaja e fshehur në konserva peshku
-
Goditet grupi kriminal në Shqipëri, sekuestrohen 150 milionë euro pasuri që buronin nga trafikimi i 50 tonë kokaine
-
Rreth 18 kilogramë sasia e drogës së konfiskuar në Ferizaj, arrestohen edhe dy persona