Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Operacion antidrogë në Shqipëri, arrestohen mbi 200 persona

Policia e Shqiperise

Një operacion antidrogë është zhvilluar mbrëmjen e të dielës në Shqipëri, operacion që ka vazhduar deri në orët e para të së hënës, raporton “Euronews Albania”.

Janë lëshuar mbi 300 urdhër-arreste nga të cilët janë ekzekutuar mbi 200.

Në qytetin e Korçës, në kuadër të këtij operacioni janë 10 të arrestuar ndërsa janë shoqëruar shumë të tjerë.

Nga hetimet e prokurorisë janë zbuluar prova që faktojnë se këta persona janë të përfshirë në aktivitetin e “prodhimit dhe shitjes të narkotikëve”. Mësohet se gjatë natës janë ushtruar kontrolle në mjete, banesa dhe lokale të qytetit të Korçës por edhe të Maliqit. Pritet komunikata zyrtare e policisë lidhur me këtë operacion për të identifikuar edhe personat e arrestuar.