Në kuadër të një operacioni policor të koduar “Lojë e Dyfishtë”, u shkatërrua një bandë kriminale e trafikut ndërkombëtar të kokainës dhe hashashit.
Sipas mediave të huaja, në kuadër të operacionit janë sekuestruar 700 kg hashash e kokainë me vlerë prej 35 milionë eurove.
Ndërkohë janë ekzekutuar urdhërarrestimet ndaj tre shtetasve shqiptarë të cilat janë ekstraduar nga Shqipëria, Belgjika e Spanja e të një shtetasi italian me banim në provincën e Maceratës.
Tre shqiptarët janë vënë nën masën e arrestimit nga drejtësia italiane menjëherë pasi kanë mbërritur në aeroportin Fiumicino Romë e Linate të Milanos./Euronews
Artikuj të ngjashëm
-
Shkatërrohet grupi kriminal në Itali, ndihmohej nga disa shqiptarë për të trafikuar drogë
-
Goditet grupi kriminal në Shqipëri, sekuestrohen 150 milionë euro pasuri që buronin nga trafikimi i 50 tonë kokaine
-
Operacion i madh antidrogë, 52 të arrestuar në Itali dhe Shqipëri
-
Shqipëria godet rrjetin e trafikimit që fshihte kokainën në lëkurë bagëtish
-
EUROPOL-i shkatërron kartelin ballkanik të drogës