Një aksident trafiku ka ndodhur të martën mbrëma në Gjakovë, ku si pasojë janë lënduar tre persona, përfshirë dy zyrtarë policorë.
Policia ka bërë të ditur se në aksident janë përfshirë dy vetura, prej tyre njëra e Policisë së Kosovës.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, ka thënë për “KOHËN” se janë aksidentuar vetura e policisë dhe vetura që po bënte transportimin e trupit të pajetë të një personi që dyshohet se ka kryer vetëvrasje.
“Sot policia ju ka përgjigjur një rasti ku një familjar me veturë ishte duke transportuar një viktimë e cila dyshohej se ishte vetëvrarë. Në përcjellje e sipër në rrugën "Gaspër Karaqi" në Gjakovë, janë aksidentuar vetura e policisë dhe vetura që bënte transportin e viktimës. Deri më tani tre persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore (dy zyrtarë policorë dhe një qytetar). Lidhur me rastin është njoftuar edhe IPK, në koordinim me të cilët do vazhdohet me procedim të rastit”, ka njoftuar Elezaj.
-
Tre persona ikin me veturë nga policia në Gjakovë, vetaksidentohen gjatë arratisjes
-
Nëntë të lënduar në aksident trafiku në Gjakovë
-
Tre të lënduar në aksidentin e ndodhur në rrugën Gjakovë-Klinë
-
Vdiq një person në aksident trafiku në Gjakovë
-
Pesë të lënduar nga një aksident në Gjakovë, një grua e një fëmijë më rëndë