Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Vdiq një person në aksident trafiku në Gjakovë

Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti trafiku në Gjakovë që ndodhi të shtunën.

Në aksident janë përfshirë dy vetura me targa vendore, ku lëndime trupore kanë marrë katër persona. Si pasojë e plagëve një person ka humbur jetën, ka njoftuar Policia e Kosovës. Po ashtu një i dyshuar për shkaktim të aksidentit është dërguar në mbajtje.

“Gjakovë 05.08.2023 – 16:50. Raportohet për një aksident trafiku me fatalitet ku te përfshirë kanë qenë dy automjete me targa vendore, ku lëndime trupore kane pësuar katër persona. Si pasojë e plagëve të marra një person ka ndërruar jetë. Në konsultim me prokurorin i dyshuari për shkaktim te aksidentit pas tretmanit mjekësor, është dërguar ne mbajtje. Ndërsa trupi i pajetë i viktimës me urdhër te prokurorit është dërguar ne IML Prishtinë”, thuhet në raportin e Policisë.