Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Vdiq një person në Gjakovë pas aksidentit me motoçikletë

Shiriti i policise

Foto: Ilustrim

Një person ka vdekur në një aksident trafiku në Gjakovë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, viktima është aksidentuar me motoçikletë.

“Derisa ka qenë duke drejtuar motoçikletën, duke mos përshtatur shpejtësinë e lëvizjes me kushtet e rrugës, humb kontrollin dhe përplasët në shtyllë elektrike të betonit. Si pasojë i njëjti humb jetën në vendin e ngjarjes”, thuhet  në njoftim.

Bëhet e ditur se vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar.

Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.