Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Vdes një person në një aksident në Devë të Gjakovës

Aksident

Foto: Ilustrim

Një person ka vdekur në fshatin Devë të Gjakovës pas aksidentit mes një veture dhe një motoçiklete.

Sipas njoftimit nga Policia, aksidenti ka ndodhur të shtunën, derisa vdekja e viktimës është konstatuar në vendin e  ngjarjes.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Lidhur me rastin është arrestuar vozitësi i veturës.

“Ka ndodhur aksident trafiku në mes një motoçiklete dhe një veture me targa të huaja. Si pasojë e aksidentit vozitësi i motoçikletës, ka ndërruar jetë, konstatimin e vdekjes e ka bërë mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion, ndërsa vozitësi i veturës mashkull kosovar, është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.