Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Vdiq një motoçiklist në aksident

Shiriti i policisë

Foto: Ilustrim

Një person ka vdekur si pasojë e aksidentimit të tij me një veturë. Viktima ishte me motoçikletë kur është aksidentuar. 

Trupi i pajetë është dërguar në obduksion, kurse i dyshuari, shoferi i veturës, është arrestuar. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Aksidenti ka ndodhur në fshatin Terstenik në Drenas. 

“Është raportuar për një aksident trafiku në mes të një veture dhe një motoçiklete, ku përveç dëmeve materiale drejtuesi i motorit viktima mashkull kosovar ka ndërruar jetë ndërsa pasagjeri mashkull kosovar ka pësuar lëndime trupore. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion ndërsa i dyshuari kosovar drejtuesi i veturës është arrestuar dhe pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.