Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur të mërkurën në rrugën “Faik Konica” në Prizren.
Sipas Policisë aksidenti ka ndodhur në mes të një veture dhe një biçiklete.
“Raportohet se ka ndodhur një aksident trafiku mes një veture që drejtohej nga i dyshuari mashkull kosovar dhe një biçiklete. Si pasojë e aksidentit drejtuesi i biçikletës viktima mashkull kosovar ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, viktima gjatë trajtimit mjekësor ka ndërruar jetë”, thuhet në raportin 20-orësh të Policisë.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë thuhet se është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.