Kronikë

Aksident me fatalitet në Gjakovë

Aksident

Ilustrim

Një person ka humbur jetën të shtunën në Gjakovë në një vetaksident.

Sipas njoftimit në raportin 24-orësh të Policisë, viktima dyshohet ta ketë humbur kontrollin në veturë, duke përfunduar jashtë rrugës.

“Dyshohet se në një moment viktima e ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe ka përfunduar jashtë rruge duke u duke goditur një rrethojë metalike dhe duke përfunduar në hapësirën e një restoranti”, thuhet në njoftim.

Në vendin e ngjarjes nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e viktimës, ndërsa me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.