Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Tre të lënduar në aksidentin e ndodhur në rrugën Gjakovë-Klinë

Të paktën tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku të ndodhur në rrugën Gjakovë-Klinë.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, ka thënë për KOHËN se aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:00 te kodra e Vraniqit.

“Rreth orës 16:00 është raportuar aksident trafiku te kodra e Vraniqit (rruga Gjakovë-Klinë). Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku të përfshira në aksident kanë qenë dy automjete. Për pasojë përveç dëmeve materiale, tre persona kanë pësuar lëndime të lehta trupore”, ka thënë ai.

Elezaj tutje bëri të ditur se rasti po vazhdon të trajtohet nga njësia rajonale e komunikacionit rrugor.