Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Aksident mes një veture dhe kamioni në Prishtinë, lëndohen dy persona

Aksident trafiku

ilustrim

Dy persona kanë pësuar lëndime trupore pas një aksidenti mes një veture dhe kamioni në rrugën Prishtinë – Lipjan, ka njoftuar Policia të mërkurën.

Personat e lënduar janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

“Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti”, vijon njoftimi i Policisë.