Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ndodhi të enjten midis një veture dhe një kamioni në Lipjan.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ka thënë se të lënduarit janë dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor.
“Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti”, ka deklaruar Borovci.
Artikuj të ngjashëm
-
Aksident mes një veture dhe kamioni në Prishtinë, lëndohen dy persona
-
Dy të lënduar në aksidentin mes kamionëve në rrugën Gjilan–Kamenicë
-
Një i lënduar nga aksidenti mes kamionit dhe dy veturave në rrugën Prishtinë – Ferizaj
-
Katër të lënduar nga aksidenti mes dy veturave te Liqeni i Livoqit
-
Dy të lënduar nga aksidenti në Sllovi të Lipjanit