Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Parandalohet një rast i kontrabandës nga Serbia, një i dyshuar i ikën policisë e arrestohet një shtetas serb

kontrabandë

Policia e Kosovës ka njoftuar se në bashkëpunim me Doganën kanë arritur të parandojnë një rast të kontrabandës me mallra nga Serbia. 

Në njoftimin e Policisë thuhet se rasti është zbuluar pasi të enjten rreth orës 15:30 në rrugën Dobrosinë-Gjilan janë vërejtur dy automjete me targa serbe duke hyrë ilegalisht nga Serbia në Republikën e Kosovës. 

Zyrtyarët e TASK  FORC-së Lindje, e përberë nga Policia dhe Dogana e Kosovës, thuhet se kanë njoftuar edhe njësitet tjera përfshirë ato të doganës dhe rreth 16:45, në Graçanicë  automjetet që dyshohej se me to po kryhej kontrabandë me mallra, janë sinjalizuar për ndalje nga zyrtarë të Doganës së Kosovës.

Por dy drejtuesit e automjeteve thuhet se nuk kanë zbatuar urdhrat e zyrtarëve doganore që ishin me uniformë dhe veturë zyrtare. 

“Është arritur të ndalet vetëm njëra veturë me drejtues të dyshuarin V.B., i moshës 36 vjeçar shtetas i Serbisë. Kurse, automjeti tjetër me drejtues të dyshuarin: F.M., ka arrit të ikë në drejtim të panjohur duke shkaktuar disa aksidente”, thuhet në njoftim.

Pas kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit thuhet janë gjetur pajisje elektrike që dyshohet se janë kontrabanduar nga Serbia. 

Edhe Arrestohet një person për kontrabandim të 30 deleve nga Serbia Kronikë Arrestohet një person për kontrabandim të 30 deleve nga Serbia

“Në koordinim me organet e drejtësisë janë kontrolluar lokali edhe shtëpia e të dyshuari në Hajvali-Prishtinë, ku është hasur mall (pajisje elektrike) me origjinë serbe, që dyshohet të jetë futur në vendin tonë si kontrabandë”, thuhet në njoftim. 

FOTO:

Rasti thuhet se është duke u trajtuar nga njësitet e Doganës së Kosovës në bashkëpunim me prokurorinë e shtetit i cili ka dalë në vendngjarje dhe ka lëshuar vendim mbi ndalimin e të dyshuarit të arrestuar për 48 orë.