Përditësim, 22:36 - Napoli e ka fituar derbin e Italisë të dielën mbrëma.
Kampioni i Italisë, Napoli, mposhti Juventusin me rezultat 2:1, në ndeshjen që i takoi xhiros së 14-të të elitës së futbollit italian.
Dy golat e fitores për Napolin i shënoi sulmuesi danez, Rasmus Hojlund. Ai realizoi fillimisht për epërsinë 1:0 në minutën e 7-të, kurse golin e dytë e shënoi në minutën e 78-të për 2:1.
Golin e vetëm për mysafirët e realizoi turku Kenan Yildiz.
Te Napoli deri në fund të ndeshjes luajti kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, kurse sulmuesi i krahut, Edon Zhegrova u aktivizua në minutën e 82-të te Juventusi që zë vendi ne shtatë me 23 pikë.
Me fitore, Napoli është bërë lider me 31 pikë. Interi është në vendin e dytë me një pikë më pak, kurse Milani në pozitën e tretë me 28 pikë.
Inkuadrohet Edon Zhegrova
Edon Zhegrova është inkuadruar në minutën e 82-të te Juventusi që po humb 2:1 nga Napoli në derbin e Italisë.
Napoli në epërsi pas pjesës së parë ndaj Juventusit
Përditësim - Kampioni i Italisë, Napoli, e ka mbyllur me epërsi 1:0 pjesën e parë të ndeshjes derbi të Italisë kundër Juventusit.
Kjo ndeshje po luhet në Napoli dhe i takon xhiros së 14-të të Serie A italiane.
Futbollisti i Napolit, Rasmus Hojlund, në minutën e shtatë shënoi golin e vetëm në pjesën e parë.
Te Napoli nga fillimi po luan kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, kurse Edon Zhegrova është në stol te Juventusi.
Zhegrova asiston, Juventusi fiton derbin ndaj Napolit
Zhegrova nuk starton sërish te Juventusi
Edon Zhegrova nuk do të paraqitet nga minuta e parë te Juventusi për ndeshjen derbi kundër Napolit. Zhegrova ka marrë lëvdata për paraqitjen e fundit kundër Udineses për Kupë të Italisë të martën. Por Zhegrova nuk është përfshirë në 11-shen startuese nga trajneri i Juventusit, Luciano Spalletti.
Ndeshja Napoli – Juventus zhvillohet sonte nga ora 20:45. I takon xhiros së 14-t të Serie A italiane.
Në faqen e Juventusit ka pasur komente të shumta nga shqiptarë për mospërfshirjen e Zhegrovës në formacionin startues të Juventusit.
Ndërkohë, kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, udhëheq mbrojtjen e Napolit.