Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Rrahmani asiston, Napoli fiton me gol të minutës së 95-të

Amir Rrahmani - Napoli

Amir Rrahmani është kthyer nga lëndimi me asistim në fitoren e skuadrës së Napolit.

Napoli të shtunën e fitoi ndeshjen dramatike në udhëtim ndaj Genoas me rezultatin 3:2.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Napolitanët e mposhtën Genoan falë golit të minutës së 95-të.

Kjo ndeshje i takoi xhiros së 24-t të Serie A.

Ruslan Malinovskyi e kaloi në epërsi Genoan në minutën e tretë. Napoli shifrat i barazoi në minutën e 20-të me golin që e shënoi Rasmus Hojlund.

Dy minuta më pas, kapiteni i Kosovës, Rrahmani, asistoi te goli i epërsisë 2:1 të cilin e realizoi Scott McTominay.

Lorenzo Colombo në minutën e 57-të e barazoi rezultatin në 2:2 në të mirë të Genoas.

Danezi Hojlund në sekondat e fundit të ndeshjes u tregua i saktë nga pika e bardhë për fitoren e madhe të kampionit në fuqi të Italisë, Napolit.

Napoli nga minuta e 76-të luajti me një futbollist më pak në fushë pasi mbrojtësi Juan Jesus u përjashtua nga loja pas kartonit të dytë të verdhë.

31-vjeçari Rrahmani e kompletoi ndeshjen.

Napoli vazhdon të jetë në vendin e tretë me 49 pikë. Genoa është poshtë në tabelë me 23 pikë.