Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Rrahmani në qendër të vëmendjes në mediumet italiane

Amir Rrahmani

Amir Rrahmani realizoi supergol të mërkurën mbrëma për Napolin ndaj Arisit grek në fitoren e thellë 6:2. Rrahmani, që luajti 70 minuta në miqësoren e zhvilluar në stadiumin “Teofilo Patini”, një ditë më pas ka qenë në qendër të vëmendjes në mediumet italiane. 

“Corriere dello Sport” e ka vlerësuar Rrahmanin, ndërsa ka shkruar se kapiteni i Kosovës vazhdon të mbetet lojtari në të cilin duhet të mbështetet trajneri Massimiliano Allegri. 

“Rrahmani meriton të përmendet veçanërisht. Shënoi gol nga distanca dhe mbi të gjitha pati paraqitje të liderit, në një moment shumë të vështirë për mbrojtjen. Pati përqendrim të lartë, intensitet, i vëmendshëm në mbulim dhe në ndërtim dhe pjesëmarrje në ndërtimin e aksioneve”, ka shkruar mediumi i njohur italian. 

Rrahmani shënoi për 1:0 në minutën e 19-të. 

Scott McTominay dhe Kevin De Bruyne e Lorenzo Lucca me nga dy gola secili, i realizuan golat e tjerë.