Amir Rrahmani është kritikuar të dielën nga mediumi i madh italian “Calciomercato”, për paraqitjen që e pati me Napolin në humbjen 3:2 nga Interi. Derbi u luajt të shtunën mbrëma.
Ndonëse kishte epërsi prej dy golave, Napoli pësoi humbje. Dy gola i pranoi në fundin e ndeshjes, përkatësisht në minutën e 82-të dhe të 91-të.
Rrahmani luajti tërë ndeshjen.
“Calciomercato” një pjesë të fajit për golat e pësuar ia ka lënë kapitenit të Kosovës.
“Ai arriti ta mbulojë mirë Espositon në minutat e parë, para se ta humbte qetësinë me sulmuesin e ri të Interit, sidomos gjatë harkimeve. Ai ishte në gjumë në pjesën e dytë, duke i lejuar Lautaro Martinezit të pasojë prapa tij. Ai po ashtu kishte dorë në rikthimin e ‘nerazzurrëve’”, ka shkruar mediumi italian.
Napoli e ka vetëm një fitore në tri ndeshje. Interi i ka nëntë pikë.