Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Kapiteni i Kosovës me Napolin e nisin edicionin e ri me fitore

napoli

Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, me Napolin e kanë nisur edicionin 2026/27 në Serie A me fitore. 

Napoli në ndeshjen hapëse të edicionit të ri e mposhti Genoan në udhëtim me rezultatin 2:0. 

Në fitoren e napolitanëve kontribut të madh dha ylli i Belgjikës, Kevin De Bruyne. 

De Bruyne e realizoi golin e parë në minutën e 82-të. 

Pesë minuta më pas, 35-vjeçari asistoi edhe te goli i dytë të cilin e realizoi Antonio Vergara. 

Rrahmani e kompletoi ndeshjen dhe ishte prej më të mirëve në fushë duke u vlerësuar me notën 9.0. 

Edhe Rrahmani në qendër të vëmendjes në mediumet italiane Futboll Rrahmani në qendër të vëmendjes në mediumet italiane

Mbrojtësi shqiptar i Genoas, Mario Mitaj, nuk u paraqit fare. 

Trajneri Massimiliano Allegri debutoi me fitore te Napoli.