Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Zhegrova nuk bën pjesë në planet e Spallettit

Edon Zhegrova

Transferimi i 26-vjeçarit nga Lille i kushtoi 15.5 milionë euro Juventusit

Të paktën gjashtë lojtarë të skuadrës aktuale të Juventusit nuk bëjnë pjesë në planet e trajnerit Luciano Spalletti për sezonin e ardhshëm. 

Në mesin e tyre është edhe Edon Zhegrova, futbollisti i Kosovës, ka njoftuar të enjten mediumi i njohur italian “La Gazzetta dello Sport”. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas gazetës italiane, Spalletti i ka identifikuar këta futbollistë, të cilët nuk do të jenë në planin e tij për edicionin 2026/2027, nëse ai do të jetë trajner edhe në atë kohë. 

26-vjeçari Zhegrova ka luajtur në vetëm 374 minuta nga 18 ndeshje sa është aktivizuar në edicionin aktual.