Futboll

Zhegrova ishte pjesë e një plani të shkëmbimit të lojtarëve nga Juve

Edon Zhegrova

Mediumi i njohur “The Athletic” ka raportuar të dielën se Evertoni e ka refuzuar idenë e Juventusit për huazimin e Betos. 

Në planin për afrimin e Betos te “Zonja e Vjetër”, ishte i përfshirë edhe futbollisti i Kosovës, Edon Zhegrova. Por, një gjë e tillë nuk ka ndodhur. 

Evertoni ka refuzuar të bisedojë për një huazim potencial të sulmuesit brazilian, Beto, te Juventusi. 

Gjiganti i Serie A të Italisë është në kërkim të një qendërsulmuesi dhe Beto, ish-sulmuesi i Udineses, ishte njëri prej futbollistëve të pëlqyer nga Juve. 

Juventusi ka tentuar edhe transferimin e Jean-Philippe Matetas dhe Youssef En-Nesyrit. 

Sipas mediumit britanik, Evertoni kishte dyshime nëse do të mund të gjente zëvendësim adekuat për Beton, kështu që e ka refuzuar kërkesën e Juventusit. Nëse Evertoni do të pajtohej, Zhegrova do të mund të lëvizte në drejtim të kundërt, si pjesë e marrëveshjes.  

Zhegrova iu bashkua Juventusit në shtator në vitin e kaluar, ndërsa nënshkroi kontratë deri në vitin 2030. 

Transferimi i 26-vjeçarit nga Lille i kushtoi 15.5 milionë euro Juventusit. 

Zhegrova u prit me bujë në Itali. Nga 16 ndeshje në të gjitha garat, Zhegrova i ka luajtur vetëm 319 minuta në total.