Juventusi ka vendosur për të ardhmen e Edon Zhegrovës.
Siç raportohet nga “Corriere dello Sport”, kosovari nuk është pjesë e planeve të klubit dhe do të lirohet gjatë afatit kalimtar të verës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas gazetës së madhe italiane, “Zonja e Vjetër” kërkon rreth 13 milionë euro për Zhegrovën.
Zhegrova ka pasur pak hapësirë te Juventusi, pas transferimit nga Lille vitin e kaluar.
Së fundmi interesim për Zhegrovën ka shprehur Trabzonspori.
Në garë për transferimin e Zhegrovës është edhe skuadra franceze, Marseille.
Me fanellën e Juves, Zhegrova, ka luajtur 326 minuta në 16 ndeshje në Serie A. Në gjashtë ndeshje në Ligën e Kampionëve, Zhegrova luajti 143 minuta, kurse për Kupë të Italisë kaloi 16 minuta në fushë në dy ndeshje.