Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Juventusit nuk i ngutet ta shesë Zhegrovën

Edon Zhegrova

Juventusi është i interesuar ta shesë Edon Zhegrovën gjatë këtij afati kalimtar. Por mediumet e afërta me klubin kanë bërë të ditur të hënën se Juve nuk e ka ndërmend të ngutet për shitjen e shpejtë të Zhegrovës tek Al-Ittihadi.

Në Itali është bërë e ditur se Al-Ittihadi ka ofruar 15 milionë euro për Zhegrovën.

“Në Arabinë Saudite afati i transferimeve do të mbyllet më 12 tetor. Kjo i jep Juventusit kohë të mjaftueshme për të finalizuar transferimin e Zhegrovës në Al Ittihad. Prandaj, përparësi mund t’u jepet negociatave të tjera”, shkruan “tuttojuve.com”.

Për 27-vjeçarin kanë shprehur interesim edhe skuadra nga Franca dhe Anglia. 

Zhegrova nuk pati shumë hapësirë te Juve në edicionin e kaluar. 

Këtë edicion, sulmuesi i krahut ka luajtur vetëm 21 minuta. Ndaj Parmas nuk ishte pjesë e ekipit.