Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Trabzonspori nuk heq dorë nga Zhegrova

Edon Zhegrova

E ardhmja e Edon Zhegrovës te Juventusi është ende e pasigurt.

Shumë klube janë në pritje të një vendimi përfundimtar të Juventusit për Zhegrovën, i cili iu bashkua klubit italian vitin e kaluar nga Lille.

Së fundi ka raportime në Turqi se Trabzonspori ka kthyer interesimin për Zhegrovën.

Futbollisti i Kosovës me Juventusin ka kontratë deri në qershor të vitit 2030.

27-vjeçari më herët karrierë ka bërë edhe te Baseli dhe Genku.