Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

E pasigurt e ardhmja e Zhegrovës te Juventusi

Edon Zhegrova

E ardhmja e Edon Zhegrovës te Juventusi është e pasigurt. Zhegrova mund të largohet nga Juve pas vetëm një viti.

Gazetari Romeo Agresti ka raportuar se Zhegrova nuk bënë pjesë në planet e trajnerit Luciano Spalletti për edicionin e ardhshëm.

Sulmuesi i Kosovës nuk ka pasur shumë hapësirë te Juve në edicionin 2025/26.

E përfundoi kampionatin pa shënuar gol dhe pa regjistruar asistim.

27-vjeçari në të gjitha garat luajti vetëm 525 minuta. Në shumë prej ndeshjeve u inkuadrua nga pjesa e dytë.

Edhe Trabzonspori nis bisedimet për transferimin e Zhegrovës Futboll 1 muaj më parë Trabzonspori nis bisedimet për transferimin e Zhegrovës

Për sulmuesin e krahut ka interesim nga disa skuadra turke si Trabzonspor e Beshiktash.

Zhegrova me “Zonjën e Vjetër” ka kontratë deri në verën e vitit 2030.