Edon Zhegrova është kthyer në fushën e lojës pas gjashtë muajsh.
Por jo për ndeshje kualifikuese me Kosovën, apo me skuadrën e Lillet.
Ai të mërkurën mbrëma në “Fadil Vokrri” ka qenë i pranishëm në “Ndeshjen e Yjeve”, mes ekipit të tij dhe Milot Rashicës në anën tjetër. Zhegrova dhe Rashica kanë përzgjedhur lojtarët.
“Ndeshja e Yjeve” organizohet në çdo vjet nga Komuna e Prishtinës, në nder të Ditës së Çlirimit të Prishtinës.
Zhegrova për herë të fundit me Lillen francez ka luajtur më 14 dhjetor të vitit të kaluar.
Edhe
Zhegrova luajti në ndeshjen e “yjeve”, paralajmëron kthim të fuqishëm te Kosova
Ishte paraqitur vetëm një pjesë në takimin kampional ndaj Marseillet.
26-vjeçari ka pasur probleme me muskujt aduktorë. Zhegrova këtë lëndim pritej ta sanonte për pak javë, por ai doli të jetë shumë serioz.