Futboll

Zhegrova mund të ftohet ndaj Monacos

Edon Zhegrova

Edon Zhegrova mund të ftohet për ndeshjen që e luan të dielën skuadra e Lillet nga ora 20:45 ndaj Monacos. Kjo ndeshje i takon xhiros së dytë të Ligue 1 të Francës.

Zhegrova për shkak të një lëndimi nuk ka luajtur prej dhjetorit të vitit të kaluar. Ndeshja e fundit që e zhvilloi është ndaj Marseillet në udhëtim, në barazimin 1:1.

Trajneri i Lillet, Bruno Genesio, të premten në konferencë për shtypë deklaroi se reprezentuesi i Kosovës i është bashkuar skuadrës në stërvitje të martën. Ai nuk e përjashtoi mundësinë që ta ftojë Zhegrovën ndaj Monacos.

“Edon u rikthye me ne të martën. Të enjten ai kishte pak lodhje, gjë që është normale, pasi intensiteti është më i lartë me ne sesa me lojtarët e rinj. Është e mundur, si të gjithë lojtarët që janë të aftë për punë, që ai të jetë pjesë e skuadrës për të dielën”, u shpreh Genesio.

Zhegrova deri më tani stërviti me ekipin e dytë të Lillet. Ai është i lidhur ngushtë me një transferim te gjiganti italian, Juventues.

Lille në xhiron e parë barazoi 3:3 me Brestin në udhëtim. Monaco fitoi 3:1 ndaj Le Havres.

Xhiroja e dytë e kampionatit francez filloi me ndeshjen që u zhvillua sonte ndërmjet Paris Saint-Germainit dhe Angersit. Parisi është kampion në fuqi i Francës.