Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Zyrtare, Juventusi ndërron trajnerin

Thiago Motta

(Përditësuar 17:30) - Thiago Motta më nuk është trajner i Juventusit. Klubi i madh nga Torino këtë e konfirmoi të dielën pasdite.

“Klubi dëshiron ta falënderëojë Thiago Mottan dhe gjithë stafin e tij për profesionalizmin dhe për punën që e ka bërë në muajt e kaluar me pasion dhe dedikim. Klubi u dëshiron çdo të mirë në të ardhmen”, shkruan në komunikatën e Juventusit.

Drejtuesit e Juves nuk janë të kënaqur me rezultatet e skuadrës dhe vendosën të ndryshojnë trajnerin.

Kroati Igor Tudor është trajner i ri i Juventusit. Ai fillon punën të hënën.

46-vjeçari Tudor ka drejtuar Hajdukun, PAOK-un, Karabuksporin, Udinesen, Veronan, Marseillen e Lazion.

Edhe Juventusi e shkarkon trajnerin Futboll Juventusi e shkarkon trajnerin

Juventusi aktualisht është i pesti në Serie A. Është eliminuar nga garat tjera.


Tudori pritet ta zëvendësojë Mottan te Juventusi

Për teknikun brazilian, Thiago Motta, ndeshja ndaj Genoas më 29 mars mund të jetë e fundit në krye të shtabit teknik të gjigantit italian, Juventus.

Motta së shpejti pritet të shkarkohet nga posti i trajnerit të Juventusit.

“Zonja e Vjetër” pritet ta emërojë kroatin Igor Tudor trajner të ri të skuadrës.

Edhe Tudori më në fund shkëput kontratën me Juventusin Futboll Tudori më në fund shkëput kontratën me Juventusin

Juventusi është eliminuar nga Liga e Kampionëve dhe Kupa e Italisë kurse dështoi në Superkupë të Italisë.

Në Serie A pas 29 ndeshjeve të zhvilluara ka 52 pikë dhe renditet në pozitën e pestë.

Juve po lufton për një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve në edicionin e ardhshëm, por kjo nuk mjafton për drejtuesit e klubit.

Mediumet italiane kanë raportuar të dielën se 46-vjeçari Tudor do të nënshkruajë kontratë deri në fundin e edicionit aktual, me opsionin e vazhdimit.

Tudor së fundi e ka drejtuar Lazion për tre muaj.

Edhe Juventusi zyrtarizon Spallettin Futboll Juventusi zyrtarizon Spallettin

Ai më herët ka punuar edhe si ndihmëstrajner te Juventusi.

Ka drejtuar edhe skuadra si Marseille, Verona, Galatasaray, Udinese dhe Hajdukun e Splitit.