Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Tudori më në fund shkëput kontratën me Juventusin

Igor Tudor

Mediumet në Itali kanë raportuar të enjten se Juventusi më në fund ka arritur marrëveshje për shkëputjen e kontratës me ish-trajnerin Igor Tudor.

Kroati Tudor u shkarkua nga zyrtarët e Juventusit në muajin tetor, ndërsa Luciano Spalletti erdhi si zëvendësues i tij.

Por, Tudori kishte kontratë deri në vitin 2027.

Tani të dyja palët kanë arritur marrëveshje, dhe Tudori do të ketë të drejtë të nënshkruajë për ndonjë klub tjetër.

Tudori ishte zëvendësues i Thiago Motas në mars të vitit 2024, ndërsa e arriti kualifikimin në Ligën e Kampionëve në sezonin e kaluar.

Edhe Tottenhami arrin marrëveshje me ish-trajnerin e Juves Futboll Tottenhami arrin marrëveshje me ish-trajnerin e Juves

Ish-futbollisti i bardhezinjëve, Tudor, si trajner e udhëhoqi Juventusin në 24 ndeshje.

I fitoi dhjetë ballafaqime, barazoi në tetë dhe i humbi gjashtë ndeshje.