Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Tifozët e Zurichut e sulmojnë drejtorin sportiv, Milosh Malenoviq

Milosh Malenoviq

Tifozët e Zurichut zviceran janë ende duke reaguar për mbetjen e skuadrës së tyre jashtë grupit ku luftohet për titull të kampionit. Dhe fajin për këtë ia lënë drejtorit sportiv, Milosh Malenoviq, që është me prejardhje nga Serbia.

Pas 33 xhirove të stinorit të rregullt, në Superligën e Zvicrës gjashtë skuadrat e para luftojnë për titull, ndërsa gjashtë tjerat për mbetje në elitë. Zurichu është në grupin e dytë dhe kjo po vlerësohet e papranueshme.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Përmes rrjeteve sociale kritikat e fyerjet ndaj Malenoviqit janë të shumta.

Gazeta e madhe zvicerane, “Blick”, ka shkruar se Malenoviq është sulmuar direkt edhe në stadiumin “Letzigrund”, fundjavën e kaluar. Kjo, sipas gazetës, ndodhi në ndeshjen e ekipit U21 të Zurichut ndaj Luzernit. Tifozët e kanë pritur keq praninë e Malenoviqit në stadium.

“Tifozët e sulmuan verbalisht dhe e fyen shumë drejtorin sportiv që ishte në tribuna. U desh të ndërhynte presidenti i Zurichut, Ancillo Canepa, për të qetësuar situatën”, ka shkruar “Blick”.

Malenoviq kritikohet për shumë vendime, ndër të tjera për mbetjen jashtë planeve të skuadrës së mbrojtësit Mirlind Kryeziu. Por ai e ka përkrahjen e drejtuesve të klubit.