Kampioni i Zvicrës, Thuni, ishte duke fituar 2:0 ndaj Dinamos në Zagreb, të martën mbrëma. Situata ndryshoi kur në minutën e 67-të me të kuq u përjashtua Marco Burki, mbrojtës i Thunit.
Në “Maksimir”, Dinamo me një lojtar më shumë në fushë ia doli të barazoi në 2:2 dhe në vazhdime shënoi për fitoren 3:2 dhe për avancim në raundin e tretë kualifikues të Ligës së Kampionëve.
Por te Thuni thonë se kroatët kishin sjellje josportive.
Para se të përjashtohej kapiteni i Thunit, mbrojtësi i djathtë Fabio Fehr mbeti i lënduar në fushë.
Portieri Niklas Steffen e dërgoi topin në aut që lojtarit të lënduar t’i jepej ndihma e parë.
Fran Topiq i Dinamos e ktheu topin te Thuni, në shenjë ferpleji. Por lojtari tjetër i Dinamos, Lukas Kaçavenda, bëri presion të menjëhershëm. Mori topin nga Burki që më pas e fauloi lojtarin e Dinamos. Pas rishikimit të VAR-it, kartoni i verdhë për Burkin u kthye në të kuq dhe më pas Dinamo nisi rikthimin e madh.
Edhe
Matoshi e Thuni avancojnë në plejofin e Ligës së Evropës
“Ata ishin skajshmërisht jokorrekt”, ka thënë trajneri i Thunit, Gian-Luca Privitelli për futbollistët e Dinamos. Ai ka kritikuar edhe vendimin për të ndëshkuar mbrojtësin me karton të kuq, duke thënë se një karton i tillë nuk do të jepej në Zvicër.
Edhe lojtari i Thunit, Justin Roth ka akuzuar kroatët për lojë jokorrekte.