Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Matoshi i kënaqur me paraqitjen ndaj Dinamos

Valmir Matoshi

Valmir Matoshi

Kampioni i Zvicrës, Thuni, luajti 1:1 me Dinamo Zagrebin në ndeshjen e parë të raundit të dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve.

Reprezentuesi i Kosovës, Valmir Matoshi, luajti gjithë ndeshjen për Thunin dhe ishte prej më të mirëve. Ndeshja e së martës u zhvillua në Zvicër.

Takimi evropian në Thun mblodhi 9000 shikues. Ndeshja e kthimit është pas një jave në “Maksimir” të Zagrebit. 

Dinamo vlerësohej favorite e madhe, por Thuni ishte në epërsi 1:0 nga minuta e 20-të e deri në minutën e 86-të.

“Ishim ekip më i mirë në pjesën e parë. Dinamo bërë shumë presion në pjesën e dytë, por shënoi vetëm një gol në fund. Nëse do të ndalonim këtë, do të ndihesha edhe më mirë”, ka thënë Matoshi, shkruan “Blick”.

Edhe Hoxha me Dinamon kalojnë tutje në Champions Futboll Hoxha me Dinamon kalojnë tutje në Champions

Barazimi e favorizon Dinamon për ndeshjen e kthimit, por mesfushori Matoshi mbetet optimist.

“Jam i bindur në kualitetin që kemi dhe që mund të fitojmë atje”.

Ndeshjet e Championsit, 23-vjeçari Matoshi i ka ëndërruar si fëmijë. 

“Këto janë ndeshjet më të mira. Si djem të vegjël, të gjithë i kemi ëndërruar këto. Ekipi ynë është maksimalisht i motivuar për të dhënë më të mirën atje”, ka thënë Matoshi.

Pasi luajti me Zvicrën U20 dhe U21, Matoshi debutoi te Kosova A në miqësoren ndaj Çekisë, më 31 maj. Menjëherë në miqësoren e dytë shënoi gol. Bëhet fjalë për ndeshjen e 7 qershorit ndaj Andorrës, të cilën Kosova e fitoi 3:0.

Edhe Thuni e Dinamo luajnë baras Futboll Thuni e Dinamo luajnë baras

Te Dinamo prej minutës së 66-të luajti Arbër Hoxha.

VIDEO: