Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Matoshi transferohet në Austri

Valmir Matoshi

Reprezentuesi i Kosovës, Valmir Matoshi, i është bashkuar skuadrës austriake, Sturm Graz. 

Sturm Grazi të hënën e ka zyrtarizuar transferimin e Matoshit. 

Matoshi është transferuar te Sturm Grazi nga Thuni për 1 milionë euro. Me klubin austriak, Matoshi ka nënshkruar kontratë afatgjate.  

“Sturm ka krijuar një emër shumë të mirë në arenën evropiane, edhe këtë vit do të luajë në ‘Europa League’ dhe gjithmonë ka synime të mëdha. Këtë ma kanë bërë të qartë edhe në bisedat shumë të mira që kam pasur me drejtuesit sportivë në Graz. Prandaj, mund ta identifikoj plotësisht veten me këtë detyrë dhe këtë rol këtu”, u shpreh mesfushori Matoshi. 

Drejtori sportiv i Sturm Grazit, Michael Parensen, është i lumtur për transferimin e  Matoshit. 

“Jemi jashtëzakonisht të lumtur që arritëm të transferojmë Valmir Matoshin. Është një lojtar që vrapon jashtëzakonisht shumë dhe angazhohet maksimalisht, duke qenë shumë intensiv si në fazën e mbrojtjes, ashtu edhe në lojën me topin”. 

Edhe Trendi në rritje i ndryshimit të përfaqësueseve nga futbollistët Futboll Trendi në rritje i ndryshimit të përfaqësueseve nga futbollistët

Matoshi, edicionin e kaluar me Thunin, e fitoi titullin e kampionit të Zvicrës.

23-vjeçari Matoshi është zhvilluar si futbollist te Thuni, kurse pjesë e skuadrës së parë ishte nga viti 2022. 

Matoshi me Përfaqësuesen e Kosovës ka dy paraqitje dhe një gol të shënuar.