Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Reprezentuesi i Kosovës pritet t’i bashkohet Sturm Grazit

Valmir Matoshi

Pas edicionit të shkëlqyer që e pati me Thunin në Zvicër duke e fituar titullin e kampionit, Valmir Matoshi dëshiron që ta vazhdojë zhvillimin te Sturm Grazi. 

Mesfushori i Kosovës, shkruan mediumi i njohur “Sky”, ka arritur marrëveshje personale me klubin austriak dhe pritet të zyrtarizohet së shpejti. 

Sipas “Sky”, Matoshi e ka konsideruar Sturm Grazin si ekipin e duhur për t’u zhvilluar e për të arritur në nivel tjetër në karrierë. 

Tani ka mbetur të përfundohet edhe marrëveshja mes klubeve. 

23-vjeçari është mesfushor me tipare sulmuese, ndërsa i luajti dy miqësore me Kosovën në maj e qershor ndaj Çekisë dhe Andorrës. Ndaj Andorrës shënoi gol në fitoren 3:0. 

Edhe Arrihet marrëveshja, Zhegrova te Juventusi Futboll Arrihet marrëveshja, Zhegrova te Juventusi

Matoshi e ka vetëm edhe një vit kontratë me Thunin dhe skuadra helvetike dëshiron të përfitojë financiarisht nga shitja e tij. 

Në sezonin e kaluar, Matoshi i realizoi gjashtë gola dhe pati katër asistime në 35 paraqitje