Pas edicionit të shkëlqyer që e pati me Thunin në Zvicër duke e fituar titullin e kampionit, Valmir Matoshi dëshiron që ta vazhdojë zhvillimin te Sturm Grazi.
Mesfushori i Kosovës, shkruan mediumi i njohur “Sky”, ka arritur marrëveshje personale me klubin austriak dhe pritet të zyrtarizohet së shpejti.
Sipas “Sky”, Matoshi e ka konsideruar Sturm Grazin si ekipin e duhur për t’u zhvilluar e për të arritur në nivel tjetër në karrierë.
Tani ka mbetur të përfundohet edhe marrëveshja mes klubeve.
23-vjeçari është mesfushor me tipare sulmuese, ndërsa i luajti dy miqësore me Kosovën në maj e qershor ndaj Çekisë dhe Andorrës. Ndaj Andorrës shënoi gol në fitoren 3:0.
исто така
Постигнат договор, Жегрова се сели во Јувентус
Matoshi e ka vetëm edhe një vit kontratë me Thunin dhe skuadra helvetike dëshiron të përfitojë financiarisht nga shitja e tij.
Në sezonin e kaluar, Matoshi i realizoi gjashtë gola dhe pati katër asistime në 35 paraqitje