Barcelona e fitoi titullin e dytë rresht në La Liga, ndërsa vëmendja bartet në ndeshjet tjera, kur kanë mbetur edhe dy xhiro.
Në xhiron e 37-të, ndeshjet e së cilës luhen të dielën nga ora 19:00, përveç asaj Barcelona – Betis që është nga ora 21:15, ka ndeshje të rëndësishme.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAtletico Madridi luan ndaj Gironas dhe do të jetë ndeshja e fundit e Antoine Griezmannit para tifozëve të vet. Ai do t’i bashkohet Orlando Cityt në ligën MLS.
Gara për mbijetesë është e hapur për gjysmën e skuadrave. Prej pozitës 10 deri në vendin e 19-të, asnjëra skuadër nuk e ka të sigurt qëndrimin në La Liga.
Vetëm Real Oviedo, që është i fundit, s’ka gjasa.
Shtatë herë fituesja e Ligës së Evropës, Sevilla, që renditet e 12-ta me 43 pikë, ka arritur tri fitore rresht, por përballet me Real Madridin. Espanyoli luan në udhëtim tek Osasuna. Të dyja këto skuadra kanë nga 42 pikë. Osasuna është e 13-ta dhe Espanyoli i 14-ti. Espanyoli nuk fitoi për 18 xhiro rresht, para se ta mposhtte Athletic Bilbaon këtë javë.
Alavesi është i 16-ti me 40 pikë, sa ka edhe Girona në vendin e 15-të. Alavesi që fitoi përballë Barcelonës u largua nga zona e rrezikshme, ndërsa tani udhëton tek Oviedo.
Levante e parafundit me 39 pikë, e pret Mallorcan e Vedat Muriqit me po aq pikë në vendin e 18-të.
Edhe gara për kupat evropiane është e fortë.
Vëmendje të veçantë do të ketë edhe gara për “Pichichi”, apo golashënuesin më të mirë të ligës. Kylian Mbappe i ka 24 gola, dy më shumë se sulmuesi i Kosovës, Muriqi.