Skuadra e Barcelonës të enjten pas fitores ndaj Espanyolit e siguroi titullin në kampionatin spanjoll. Barcelona fitoi 2:0 dhe u konfirmua si kampione e këtij edicioni në La Liga, dy xhiro para fundit.
Barça të dielën nga ora 19:00 e pret Villarrealin në ndeshjen që i takon javës së parafundit.
Të gjitha ndeshjet që i takojnë xhiros së 37-të do të luhen të dielën nga ora 19:00.
Pikërisht të dielën do të bëhet edhe ngritja e trofeut në stadiumin “Estadi Olimpic Lluis Companys”. Festa veç se ka filluar te skuadra e Barçës.
Barça pos La Ligas e ka fituar edhe Kupën e Mbretit dhe Superkupën e Spanjës.
Gjiganti katalunas e mban pozitën e parë me 85 pikë. Villarreali e zë vendin e pestë me 64 pikë.
Real Madridi është në vendin e dytë me 78 pikë. Reali do ta mbyllë edicionin pa trofe të fituar.
Edhe
Barcelona pa ngarkesë, Madridi ndeshje emocionale
Reali do të luajë në udhëtim te Sevilla. Sevilla renditet në pozitën e 14-të me 41 pikë.
Ndërkohë Atletico Madridi e pret Real Betisin. Kjo ndeshje do të jetë mjaft interesante.
Atletico e zë vendin e tretë me 70 pikë. Betisi renditet në pozitën e gjashtë me 59 pikë. Kjo pozitë dërgon në Ligën e Evropës në edicionin e ardhshëm kurse pesë pozitat e parë sigurojnë “Championsin”.