Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Betisi synon ta befasojë Barcelonën

Barcelona

8 ndeshje – 8 fitore. Kjo është seria e jashtëzakonshme e Barcelonës këtë edicion në La Liga. Është lidere me 24 pikë. 

E Real Betisi do të kërkojë t’i shkaktojë humbjen e parë Barcelonës në kampionat këtë edicion. 

Barça të shtunën nga ora 18:30 luan në udhëtim te Betisi në kuadër të xhiros së nëntë. 

Në anën tjetër, Betisi ka grumbulluar 19 pikë nga tetë ndeshje dhe renditet në pozitën e tretë. Betisi synon ta shfrytëzojë përparësinë e fushës vendase për t’i shkaktuar probleme lideres.

Të dyja skuadrat vijnë pas fitoreve në garat evropiane, çka e bën përballjen edhe më interesante.

Barça të martën në xhiron e dytë të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve e mposhti Galatasarayn me rezultatin 4:1. 

Ndërsa Betisi të mërkurën e mposhti Porton në shtëpi me rezultatin 3:2. 

Barcelona ka sulmin më efikas në kampionat, me 34 gola të shënuar, ndërsa Betisi ka realizuar 14 gola deri më tani.

Një tjetër ndeshje interesante që luhet në vikend është edhe ajo ndërmjet Real Madridit dhe Sevillas.

Reali të dielën nga ora 21:00 e pret Sevillan. Reali ka 18 pikë në vendin e katërt, kurse Sevilla ka katër pikë më pak dhe renditet një pozitë më poshtë.