Barcelona e Real Madridi nuk kanë gabuar në nisje të edicionit 2026/27 të La Ligas.
Barça e Reali shënuan fitore në dy xhirot e para.
Gjiganti katalunjas ndeshjen e xhiros së parë e zhvilloi të enjten, kurse Reali të mërkurën.
Barça fitoi 2:0 ndaj Athletic Bilbaos, kurse Reali e mposhti Real Sociedadin me rezultatin 4:1.
Ndërkohë Barça në xhiron e dytë e mposhti Elchen me rezultatin e thellë 5:0.
Reali fitoi ndaj Espanyolit me rezultatin 2:1.
Dy skuadrat e mëdha spanjolle kërkojnë ta vazhdojë ecurinë e fitoreve edhe në xhiron e tretë.
Reali të dielën nga ora 17:00 e pret Malagan.
Ndërsa ndeshja e së hënës nga ora 21:30 ndërmjet Barçës dhe Rayo Vallecanos e kompleton xhiron e tretë të elitës spanjolle.
Ndërkohë të shtunën nga ora 21:00 luan skuadra tjetër e madhe spanjolle, Atletico Madridi. Atletico luan në udhëtim te Sevilla.
Atletico ka një fitore dhe një barazim.